Inter në kërkim të një sulmuesi, objektivi kryesor kushton 60 milionë euro
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta nuk përjashton largimin e Folarin Balogun, por sipas Sky Sports UK, Inter Milan do të ketë nevojë për gati 60 milionë euro për të nënshkruar me sulmuesin amerikan.
Balogun është shfaqur si objektivi kryesor i sulmit dhe drejtorët e klubit do të takohen sot me trajnerin Simone Inzaghi për të diskutuar të gjithë emrat në listë, të cilët mund të zëvendësojnë më së miri Lukakun.
Balogun i është bashkuar shokëve të tij të skuadrës për turneun parasezonal të Arsenalit në SHBA, me të ardhmen e tij që mbetet ende në pikëpyetje. Futbollisti realizoi mbi 20 gola me Reims në sezonin që kaloi.
BREAKING: Inter Milan are exploring a deal to sign Arsenal striker Folarin Balogun who is understood to be valued at £50M pic.twitter.com/5WcFKz5Vzl
— Sky Sports News (@SkySportsNews) July 17, 2023
()