Po luante dhe aksidentalisht preku kasetën që furnizon me energji pallatin, 11-vjeçari në Tiranë transportohet me urgjencë në spital
Një ngjarje ë rëndë ka ndodhur pak momente më parë në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë, ku një 11-vjeçar duke luajtur, aksidentalisht ka prekur kasetën që furnizon me energji elektrike pallatin, dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Si pasojë 11-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Pediatrisë, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 17.07.2023, rreth orës 18:55, në rrugën “Irfan Tomini”, në afërsi të Qendrës Shëndetësore Nr. 8, një i mitur 11 vjeç, duke luajtur, aksidentalisht ka prekur kasetën që furnizon me energji elektrike pallatin, dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Si pasojë 11-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Pediatrisë, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.