VIDEO/ Surpriza për ministrin në Britani, banda frymore luan këngën korçare “Dëbora zbardhi malet” gjatë ceremonisë së pritjes
Një surprizë ka qenë për ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi ceremonia e organizuar nga autoritetet britanike.
Në pritjen zyrtare, në Ministrinë e Mbrojtjes Britanike, gjatë parakalimit para trupës së nderit, banda frymore ka luajtur këngën korçare “Dëbora zbardhi malet”, sipas MM.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi po zhvillon një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe ku është pritur nga personalitete të larta atje. Ai është takuar dhe me Sekretarin e Shtetit për Mbrojtjen Ben Wallace dhe me të Dërguarin e Posaçëm të Kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimorë Sir Stuart Peach, një mik i hershëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë.