Ultrasit e rivalëve të Shqipërisë i bëjnë apel tifozëve: Bojkotoni ndeshjen, e kanë mbushur kupën
Polonia nuk po zhvillon një fushatë pozitive të kualifikueseve të Euro 2024. Kombëtarja polake pas 3 ndeshjesh, ka grumbulluar vetëm 3 pikë.
Sikur të mos mjaftonin rezultatet e dobëta për kundërshtarët e Shqipërisë, zhgënjimi dhe pakënaqësia është e madhe te tifozët, të cilët tashmë shikojnë se çmimet e biletave janë rritur ndjeshëm. Tifo-grupi Ultras 23, i njohur për vendimet esktreme, ka bërë apel për bojkotim të ndeshjes së radhës.
“Në 2009, fushata ‘stadiumi bosh’ ishte e suksesshme. Prandaj do të përpiqemi të protestojmë kundër PZPN (Federata Polake e Futbollit)! Mundësia e parë serioze për t’u treguar atyre se e kanë mbushur kupën do të jetë ndeshja ndaj Ishujve Faroe (7 shtator).
Ju bëjmë apel gjithë tifozëve që ta bojkotojmë këtë ndeshje!!! Nëse dëshironi që brohoritjet e vërteta të kthehen në ndeshjet shtëpiake, atëherë nisni një apel të ngjashëm në rrjetet sociale!” – Shkruan Ultras Polska 23. Vlen të theksojmë se me 7 shtator, Polonia pret Ishujt Faroe, ndërsa 3 ditë më pas udhëtojnë në Shqipëri.
()