“Nesër do jetë një ndeshje ndryshe”, trajneri i Partizanit para Champions: Të luajmë me karakter, më vjen keq që nuk ka tifozë
Partizani barazoi 1-1 me Bate Borisov, në ndeshjen e parë të turit të parë të Champions League. Para sfidës së kthimit që do të mbahet nesër në Városi Stadion (Mezőkövesdi), në Hungari, ka folur trajneri i të kuqve, Zoran Zekiç.
Intervista:
????????????????????̧: E kam përmendur edhe në përfundim të ndeshjes së parë në Tiranë, që ky rezultat lë çdo gjë të hapur përsa i përket kualifikimit në raundin e dytë. Kemi luajtur vetëm aktin e parë. Nesër do të jetë një tjetër ndeshje, duhet të kemi përqëndrim maksimal, dhe të fokusohemi të bëjmë ndeshjen tonë.
Tashmë e njihni kundërshtarin sa janë shanset e Partizanit për kualifikim –
????????????????????̧: E theksova edhe më parë që neser do të jetë krejtësisht një ndeshje tjetër. Ne duhet të bëjmë një ndeshje dhe një paraqitje akoma edhe më të mirë. Duhet të kemi më shumë karakter, më shumë energji dhe më shumë disiplinë.
Si është gjendja fizike e skuadrës –
????????????????????̧: Kemi disa probleme të vogla, asgjë problematike. Sot kemi edhe seancën e fundit dhe shpresoj që çdo gjë të shkojë mirë. Nesër besoj i gjithë grupi do të jetë i gatshëm.
Ndeshja nesër do te luhet pa tifozë, si e komentoni këtë fakt –
????????????????????̧: Nuk mund ta ndryshojmë këtë gjë. Askush nuk e dëshiron që një ndeshje futbolli të luhet pa publik dhe për këtë më vjen shumë keq. Do të jetë një situatë e njëjtë si për ne ashtu edhe për Bate Borisov. Ne duhet të përgatitemi të luajmë edhe në situata të tilla.
()