“Pse më shave?!”/ Sherr mes dy të rinjve në Ballsh, 24-vjeçari plagoset me gërshërë pas zënkës
Një 24-vjeçar është plagosur pasditen e sotme pas një sherri për motive banale me një 30-vjeçar në qytetin e Ballshit.
Mësohet se Armelin Hoxha ka plagosur me mjet prerës gërshërë 24-vjeçarin Xhesild Yzeiraj, e për pasojë ky i fundit ka përfunduar në spital ku po merr kujdesin e mjekëve.
BalkanËeb ka mësuar se shkak për zënkën ka qenë se dy të rinjtë kanë qenë nën efektin e alkoolit, ndërsa më pas kanë ofenduar njëri-tjetrin duke thënë “pse më shave”.
Sakaq, 30-vjeçari Hoxha është gjetur nga policia dhe është shoqëruar për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë:
Mallakastër
Plagosi me mjet prerës (gërshërë), një 24-vjeçar, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shoqërohet menjëherë nga Policia, autori i dyshuar.
Rreth orës 21:00, në lagjen “5 shkurti”, Ballsh, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është plagosur me mjet prërës (gërshërë), shtetasi Xh. Y., 24 vjeç, banues në Ballsh, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, shërbimet e Policisë identifikuan dhe shoqëruan menjëherë në ambientet e Policisë, autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasin A. H., 30 vjeç, banues në Ballsh, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.