Sillnin rroba kontrabandë nga Belgjika, arrestohen 2 persona në Tiranë
Policia e Tiranës ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fake delivery”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve E. Ç., 45 vjeç dhe N. H., 58 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasja L. Ç., 45 vjeçe.
Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin në administrim nga shtetasi E. Ç., shërbimet e Policisë gjetën veshje të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara, të cilat ishin transportuar nga Belgjika drejt Shqipërisë, nga shtetasi N. H.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të ndryshme të kontrabanduara, me peshë totale 5548 kg.