Tue, Nov 26, 2024

“Ahmetaj ka pasur informacion, ndaj u arratis”, Godole: Duhej të ishte përballur me drejtësinë. Qeveria bie me një rënie gishti po ta shtysh, por opozita…

  • PublishedJuly 18, 2023

Pedagogia e njohur, Jonila Godole deklaroi se ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj u arratis nga vendi pak ditë para se SPAK të kërkonte arrestimin e tij, ndërsa shtoi se ai ka pasur informacione.

E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ për News24, Godole tha se me këto skandale qeveria do të kishte rënë me një lëvizje të gishtit nëse opozita do të kishte përdorur këtë moment. Por sipas saj, në këto kushte opozita, nuk është në gjendje të veprojë për shkak të problemeve brenda saj.

Kjo është ngjarje e paralajmëruar, pasi ka kohë që flitet për zotin Ahmteaj. Por do të doja që personat mos të largohen, por të përballen me drejtësinë. Do të doja që të shihnim një zëvendëskryeministër që të qëndrojë para drejtësisë dhe të përballet me dokumentet. Jemi asgjëkundi. Fasada është supermoderne, por nga brenda është e plasaritur dhe opozita nuk e shfrytëzon dot që të fitojë pikë. Këtë qeveri me pak gisht ta shtysh, siç janë këto skandale, nëse do të ishte një opozitë e pakorruptuar dhe serioze, do të kishte vendi një alternativë tjetër.

Ndaj kjo është gjendja dhe kjo më trishton shumë. Kjo qeveri dhe kjo drejtësi, që është e ngadaltë me veprimet e saj dhe duhej të lëvizte shumë më shpejt. Shqipëria ka këtë vulën e korrupsionit që ja vendosur të gjitha indekset e korrupsionit. Këtu persona që kanë pasur poste të rëndësishme zgjedhin të ikin, do të doja të dilja arsyet. Nuk e di se si mund të largohej Ahmetaj pak para se të kërkohej arrestimi i tij, ndaj mendoj se ka pasur informacion. Dua të di se pse u largua dhe nëse ka pasur një plan. Qeveria ka injoruar shpesh herë kërkesat e opozitës, siç ishte rasti i interpelancës. Qeveria duhej të ishte në gjendje që t’i përgjigjej. Ahmetaj, një peshk i madh që është nën akuzë në lidhje me çështjen e inceneratorëve.”, pohoi ajo.

Duke u ndalur te fakti nëse do të kishte zgjedhje të parakohshme, Godole tha se; “do të kishte një rezultat edhe më të dobët. Me ato figura që janë aty nuk mund të vihet në pushtet, nuk mund të jetë një alternativë më e mirë, përballë alternativës që ofron zoti Rama. Opozita që të jetë më e besueshme, duhet të ketë njerëz të ri. Vetë me një kartë morale mund të jesh përballë qeveria Rama”.

()

AlbaniaWeb.net