Mon, Nov 25, 2024

E ardhmja e Osimhen, Napoli “i trembet” largimit, agjenti gati të takojë Presidentin

  • PublishedJuly 18, 2023

Victor Osimhen ka kontratë deri në vitin 2025 me Napolin, por klubi kampion i Italisë nuk mund të qëndrojë duarkryq, duke parë që shumë skuadra të mëdha dëshirojnë të kenë shërbimet e sulmuesit nga Nigeria.

24-vjeçari Osimhen i është bashkuar skuadrës në qëndrën stërvitore, por bashkë me të është parë edhe agjenti Roberto Calenda. Sipas asaj që shkruajnë mediat, Calenda është gati të takojë Presidentin De Laurentis për të diskutuar të ardhmen e klientit të tij.

Osimhen realizoi 26 gola në Serie A në sezonin që kaloi, duke dhënë një kontribut të çmuar në fitimin e titullit kampion. Kujtojmë se ai u transferua te kjo skuadër në vitin 2019, nga skuadra e Lille.

()

AlbaniaWeb.net