Wed, Nov 27, 2024

Abstenoi për arrestimin e Ahmetajt, Mediu: Nuk kishim fakte, s’mund të them se bëri mirë që u largua

  • PublishedJuly 19, 2023

Kreu i PR-së Fatmir Mediu ka folur në News24 dhe për votën e tij në parlament për çështjen Ahmetaj. Mediu ishte një nga deputetët që abstenoi për kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit.

Ai tha se gjëja më e drejtë ishte abstenimi dhe jo votimi kundër, pasi nuk kishte fakte dhe nuk kishte njohje për dosjen e tij.

Duke i bërë një paralelizëm me çështjen “Gërdeci”, ku Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, ai tha se nuk i është shmangur në asnjë moment procesin e gjykimit.

“Gjëja më e drejtë është jo që të votojmë kundër, por të abstenojmë. Nuk kemi votuar kundër, por kemi abstenuar pasi nuk kemi pasur njohje me dosjen. Është gjykata që bën hetimet e gjykon, jo unë. Në këtë pikëpamje vlerësuam që duhet të abstenojmë për aq kohë sa nuk kishim fakte. Nuk mund ta them nëse ka bërë mirë që është larguar apo jo, por në rastin tim, unë nuk i jam shmangur në asnjë moment procesit të gjykimit. Unë kam kërkuar që të pyetem nga Prokuroria dhe nuk jam pyetur. Unë do bëj luftën time dhe jam krenar për detyrën që kam pasur si ministër”, u shpreh Ahmetaj.

()

AlbaniaWeb.net