Napoli me strategji, u rrit rrogat dy “xhevahirëve” për të rinovuar kontrata afatgjate
Osimhen dhe Kvara janë emrat në të cilët po fokusohet presidenti i Napolit, De Laurentiis. Teksa pret oferta që nuk mund të refuzohen për të dy, klubi kampion po përpiqet të rinovojë me dy xhevahirët kontrata sa më afatgjate, natyrisht duke rritur edhe rrogën.
7 milionë në vit sulmuesit nigerian për të nënshkruar një rinovim me një klauzolë largimi që do të luhatej midis 100 dhe 130 milionë euro. Një shifër e vogël krahasuar me 200 milionë eurot që kërkon këtë verë Napoli.
Sa i përket gjeorgjianit, oferta do të ishte ajo e një zgjatjeje kontrate deri në vitin 2028 me opsion për vitin 2029 me një rregullim të pagës nga 1.2 milionë euro në 2.5 milionë euro neto në sezon.
()