Wed, Nov 27, 2024

Turneu në SHBA, Milan lë në shtëpi sulmuesin, kërkon shitjen e lojtarit

  • PublishedJuly 19, 2023

Nuk ka turne në SHBA për Divock Origi. Sipas asaj që raportohet nga La Gazzetta dello Sport, në versionin e saj online, Milani ka marrë vendimin dhe nëse nuk ka ndryshime në 48 orët e ardhshme, klubi do të lejë sulmuesin belg në Milano në pritje të zhvillimeve të mundshme në merkato. Në fakt, ish-lojtari i Liverpool-it zhgënjeu sezonin e kaluar, pas ardhjes së tij në Serie A si transferim i lirë një vit më parë dhe nuk është pjesë e planeve të Stefano Piolit, me Milanin në kërkim të nëj futbollisti i aftë për të bërë ndryshimin në ofensvië.

Përveç Origit, në Milano mund të qëndrojnë edhe Ante Rebic dhe Fode Ballo-Toure, të cilët ashtu mund të largohen nga klubi kuqezi këtë verë. Vendime të rëndësishme te “Djalli”, me drejtuesit që janë në pritje të ofertave për tre lojtarët.

()

AlbaniaWeb.net