BE pezulloi fondet për bujqësinë, reagon Meta: Kapja totale e shtetit dhe drejtësia me regji do të sjellin pasoja edhe më të rënda për vendin dhe qytetarët
TIRANË
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas lajmit se BE ka pezulluar fondet për bujqësinë në Shqipëri për shkak të korrupsionit me skemat e AZHBR për fondet e IPARD II.
Meta deklaron se kapja totale e shtetit dhe drejtësia me regji do të sjellin pasoja edhe më të rënda për vendin dhe qytetarët tanë sepse korrupsioni dhe pushteti me çdo çmim janë të vetmet qëllime të “Rilindjes”.
“Sikur të mos mjaftonte deri tani nënfinancimi në ekstrem i bujqësisë nga Buxheti i Shtetit, duke e renditur vendin të fundit në rajon dhe Europë dhe sidomos me një diferencë skandaloze të mbështetjes krahasuar me fqinjët, tani bujqësisë se rrënuar në mbijetesë i ndërpritet edhe ndihma financiare nga Bashkimi Europian për shkak të korrupsionit shpërthyes.
Kapja totale e shtetit dhe drejtësia me regji do të sjellin pasoja edhe më të rënda për vendin dhe qytetarët tanë sepse korrupsioni dhe pushteti me çdo çmim janë të vetmet qëllime të ‘Rilindjes’”, deklaron Meta.