Thu, Nov 28, 2024

Përhapja e bullizmit, pedagogia Pampuri: Duhet të funksionojë trinomi shkollë-shoqëri-prind! Vataj: Pasojat mund të jenë të mëdha!

  • PublishedJuly 19, 2023

Fenomeni i bullizmit i përhapur me shpejtësi në shkolla, por kthehet në një shqetësim.

Në emisionin “Open” në “News24”, Orjola Pampuri u shpreh se duhet të ketë një vëmendje shumë më të madhe nga prindërit, ndërsa tha se trinomi shkollë-shoqëri-prind është ai që duhet të funksionojë në mënyrë të tillë që fëmijët të mos jenë shumë më të mbyllur.

Pjesë nga biseda në studio:

Orjola Pampuri: Shkollë- shoqëri- prind është trinomi që duhet të funksionojë. Fëmijët që bullizohen mbyllen në vetvete dhe nuk kërkojnë të kenë kontakt me shoqërinë dhe kjo mund të dëmtojë edhe veten. Pra edhe fizikisht, ka pasur raste që kanë përfunduar tragjikisht dhe duhen parë me prioritet nga prindërit.

Vataj: Bullizmi ka pasoja shumë të mëdha që lidhen me mirëqenien psikologjike, por edhe fizike. Pra në aspektin e mirëqenies pasojat mund të jenë shumë të mëdha. Rastet janë të shumta në shoqëritë perëndimore, edhe në Shqipëri fatkeqësisht ka raste të tilla.

Klodiana Lala: Kam konstatuar ndër vite që për shkak të bullizmit të miturit kanë shkuar deri në akte ekstreme. Janë mbyllur për një kohë të gjatë, kanë kaluar një fazë depresioni, dhe kanë shkuar deri në vetëvrasje. Fëmijët bullizohen që nga mënyra se si vishen, ose për paraqitjen e tyre fizike, ose për mënyrën sesi flasin. Pra kapen me atë pikë të dobët që ka fëmija dhe fillon e përshkallëzohet.

 

()

AlbaniaWeb.net