Wed, Nov 27, 2024

“I torturuar e sakatuar”, Nador Bakalli rrëfen përballjen shokuese me dosjen 900 faqe të gjyshit, tregon emrin kush e spiunoi

  • PublishedJuly 19, 2023

Gjyshi i tij u arrestua në fund të vitit 1945, si shumë të tjerë që kishin kaluar përmes shkollës së Hurry Fultz në Tiranë. 

Nador Bakalli, një themelues i lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” ka rrëfyer sot në ABC përballjen me dosjen prej 900 faqesh të persekutimit, torturimit dhe dënimit të gjyshit të tij. 

“Unë jam ai që kam dosjen e gjyshit në shtëpi, 900 faqe dhe e di se kush e ka spiunuar dhe me emër. Ne i kemi publikuar edhe emrin spiunit, quhej Paskal Andoni. Ka qenë një njeri i tmerrshëm, një gjakatar i pashoq. Bashkëspiunët e tij në dosje shkruajnë madje që ai është edhe përtej normave të atyre vetë. Kaq gjakatar ka qenë. I kapërcente edhe ai vetë ato norma”, tregon Bakalli. 

“Dëshmitarët janë pjesë e dosjes. Ka qenë ndër dosjet e para të viteve 1946-1947 dhe ka qenë dosje e bazuar në dëshmi. Ai i thoshte vetë Paskal Andonit që e ardhmja e këtij vendi është formësimi amerikan, vlerat amerikane. Këto janë të gjitha në dosje. Gjyshi pa e ditur e ka pësuar nga ato që ka thënë vetë”. 

I pyetur se si u ndje kur lexoi për torturat dhe persekutimin e gjyshit të tij, Bakalli shprehet “është një miks emocionesh, edhe do, edhe nuk do ti lexosh. Nuk është kollaj ti lexosh vuajtjet e familjarit tënd. Në dosje ka gjëra që të shokojnë, që nga torturat, te makabriteti i gjithë situatës. Gjyshin kur e arrestuar në fund të vitit 1945, edhe mund të dilte pas hetuesisë. Por aty ka pasur një tentativë arratisje. E morën me pranga dhe e ccuan të bënte instalimet te Pallatet Agimi. E dënuan në fillim me vdekje, pastaj me 25 vite dhe në fund bëri 14 vjet burg”.  

AlbaniaWeb.net