Zyrtare, një mbrojtës nga Kroacia, futbollisti i bashkohet Partizanit
Mateo Kocijan është lojtari më i ri i Partizanit. Mbrojtësi ka firmosur një kontratë 2 vjeçare, me skuadrën kryeqytetase. Kocijan vjen pas një eksperience në Kroaci, te skuadra e Slaven Belupo.
“Partizani zyrtarizon afrimin e Mateo Kocijan në skuadër. Mbrojtësi është përforcimi më i fundit i të kuqve. Kocijan pas 2 sezoneve te Slaven Belupo ka firmosur një kontratë 2 vjeçare me kampionët e Shqipërisë. Kroati 28 vjeçar i është bashkuar ekipit në seancën e sotme stërvitore, duke u vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Zekiç” – Shkruan Partizani.