Deputetët e PD në këmbë, iu bien tavolinave/ Felaj nuk i jep fjalën, Berisha futet live në “FB”: Këta po kryejnë një turp të madh
Pasi iu ndërpre fjala në foltoren e Kuvendit, pasi i mbaroi koha, ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar të flasë live në rrjetet e tij sociale.
Berisha e cilësoi Felajn, si “Gugallen’ e Kuvendit, ndërsa i kërkoi asaj që të zbatonte rregulloren.
“Këta të këtu duan që të mbajnë me shkelje të rregullore. Ti je Gugalja e Kuvendit, ndaj zbato rregulloren”, tha Berisha.
Ndërkohë, deputetët e opozitës, vijuan që t’i binin tavolinave në shenjë kundërshtie për mosfutjen në rend të ditës së kërkesës të tyre, për mocion me debat me Ramën.