Atentati ndaj 42-vjeçarit, gjendet e djegur një makinë në Gjadër të Lezhës, brenda saj edhe një armë
Një makinë është gjetur e djegur në Gjadër të Lezhës. Gazetari Igli Çelmeta tha për se brenda saj është gjetur edhe një armë.
Dyshohet se automjeti i djegur mund të jetë i përdorur në atentatin e djeshëm, ndaj 42-vjeçarit Nikolin Lekstakaj.
Hakmarrja dyshohet se është motivi i vrasjes që tronditi ditën e djeshme Lezhën, ku u ekzekutua një pjesëtar i fisit Lekstakaj, të cilët janë në hasmëri me Nikulajt.
Familja e tij jeton përballë me Nikulajt dhe dyshohet se vrasja është hakmarrje për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, e ndodhur më 19 prill të këtij viti, fiks tre muaj më parë.
()