SPAK i dorëzon Policisë urdhërarrestin për Arben Ahmetajn
GJKKO ka miratuar që prej ditës së diel kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Arben Ahmetajn.
Gjykata e Posaçme, bashkë me lejen e kontrollit të banesave të Ahmetajt dhe familjarëve të tij si dhe sekuestrimin e disa pasurive, ka firmosur edhe urdhër arrest për të.
Sakaq mësohet se SPAK i ka kërkuar informacion policisë për vendndodhjen e Ahmetajt.