Wed, Nov 27, 2024

Mungesa e kryeministrit në Kuvend/ Analisti Mërtiri: Rama është i zhytur, të japë llogari! Ish-Prokurori: Detyra e tij, të merret me gjithçka

  • PublishedJuly 20, 2023

Në emisionin “Open” në “News24”, analisti Ergys Mërtiri teksa komentoi mungesën e kryeministrin Edi Rama në Kuvend, u shpreh se ka një problem shumë të madh, pasi shmang përgjegjësinë për të dhënë llogari.

“Rama e di që është i zhytur në llucën e tij dhe nuk ka se çfarë të thotë. Ne nuk kemi nevojë të shohim politikanë që bëjnë sikur janë të shqetësuar shumë. Të gjithë e dimë që Ahmetaj ishte figurë e rëndësishme dhe po ashtu qytetarët janë i kanë njohur korrupsionet masive. Përgjegjësia duhet dhënë, por ne nuk kemi Parlament. Po të kishim Parlament serioz do ta merrnim Ramën në pyetje”, tha Mërtiri.

Nga ana e tij ish-Prokurori, Eugen Beci u shpreh: “Detyra e një kryeministri është të merret me gjithçka sa i përket shkeljeve të ligjit. Por të thuash që kryeministri nuk ka dijeni nëse printohen 17 VKM, është komplet e ndryshme. Reforma në drejtësi ose nuk është bërë mirë ose është bërë qëllimisht për të lënë litarin jashtë. Në Republikën e Shqipërisë arrestimet i bën gjykata nuk i bën Prokuroria. Por tek ne kemi të bëjmë me një ngërç kontradiktor të institucioneve. Në rast se nuk do të kishte imunitet të plotë, Ahmetaj mund të ishte arrestuar”.

()

AlbaniaWeb.net