Më shpejt nga sa e prisnit, Big Brother VIP hap dyert përsëri
Dyert e shtëpisë më të famshme të Kosovës do të hapen sërish. Prive raporton se audicionet për “Big Brother VIP Kosova 2” kanë filluar e ftesat e personazheve të radhës janë dërguar.
Banorët do të qëndrojnë të izoluar pa asnjë kontakt me botën jashtë, nën mbikqyrjen e syrit të “Vëllait të Madh”.
Kujtojmë që edicioni i parë i “Big Brother VIP Kosova” përfundoi me fitoren e reperit Arkimed Lushaj (Stresit).