Tue, Nov 26, 2024

Prokurori Artur Cara konfirmohet me shumicë votash

  • PublishedJuly 21, 2023

, KPK shpalli të premten më 21 korrik vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Fierit, . Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPK e kryesuar nga , me relatore Firdes Shulin dhe anëtar Olsi Komicin.

Gjatë seancës dëgjimore m 19 korrik, Cara dha shpjegime për konstatimet lidhur me burimet e dy apartamenteve duke kundërshtuar bilancet negative, si dhe lidhur me transaksione financiare të kyera nga bashkëshortja me familjarët e saj – veprime që kishin nisur kohë para se të njiheshin e të kishin filluar bashkëjetesën. Cara deklaroi se bashkëshortja i kishte kryer veprimet për llogari të familjarëve pa interes dhe bazuar në një prokurorë të posaçme, përpara se ata të krijonin lidhje mes tyre, kërkuar që ata të mos konsiderohen si persona të lidhur. Ai pretendoi se me provat dhe shpjegimet kishte përmbysur bilancet negative.

Prokurori Cara mori vlerësim pozitiv për pastërinë e figurës dhe dha shpjegime për disa gjetje në kriterin profesional.

Artur Cara e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore në vitin 2000. Ai u emërua prokuror në vitin 2009 dhe punoi prej asaj kohe në Prokurorinë e Fierit. Aktualisht shërben si këshilltar ligjor pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.