Nxitje e urrejtjes dhe propagandë me qëllime terroriste, dënohet me 5 vite burg 31-vjeçari
Gjykata ka dënuar me 5 vite burg Bledar Zenelin, i cili akuzohet për propagandë radikale dhe veprime terroriste.
Zeneli u arrestua më 2 gusht të 2022, pasi dyshohet se shpërndante thirrje terroriste dhe nxitje të urrejtjes nëpërmjet rrjeteve sociale, në mbështetje të ISIS, për veprat penale të: “Nxitjes, thirrjes dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitjes së urrejtjes ose grindjeve” parashikuar nga nenet 232/a dhe 265 te Kodit Penal.
Nëpërmjet rrjeteve sociale dhe aplikacioneve te ndryshme “Facebook”, “Twitter”, “Telegram”, 31-vjeçari publikonte artikuj, materiale radikale, ekstremiste, propagandistike dhe statuse.
Më herë Zeneli e ka pranuar që ka publikuar statuse të tilla në rrjetet e tij sociale, por ka theksuar se ato nuk janë për qëllime ekstremiste dhe as terroriste.