“Askush nuk më ka kërkuar”, Spalletti pasi shpalli Napolin kampion pas 33 vitesh: Nuk e di se kur do të rikthehem
Trajneri Luciano Spelletti rrezikon të bëjë një vit pushim pas titullit kampion që fitoi me Napoli sezonin e kaluar në Serie A. Ai dha dorëheqjen nga detyra pak ditë pasi fitoi titullin, pas polemikave që pati me presidentin De Laurentiis.
Asokohe trajneri u shypreh se do të presë ofertat që do të vijnë, por deri më tani asnjë e tillë nuk ka trokitur në derën e tij. Këtë gjë e konfirmoi vetë trajneri 64-vjeçar, që për “Gazzetta Dello Sport” sqaroi gjithçka.
“Askush nuk më ka kërkuar gjatë këtyre dy muajve”, tha Spalletti, që mund ta bëjë pushim këtë vit deri sat ë vijë oferta e duhur. Sondazhe për Spalletti ka patur, nga Arabia, Italia dhe Anglia, por asgjë konkrete në horizont.
“Nuk e di se kur do të rikthehem, ndoshta në janar. Ndoshta sezonin tjetër. Ndoshta e mbyll karrierën si trajner me titullin kampion”, – u shpreh trajneri kampion, që vështirë se mund të tërhiqet kaq shpejt. Ai pret momentin e duhur për të bërë zgjedhjen e duhur.
()