E ‘Premtja e Zezë’! Nga aksidentet, te mbytjet, 11 të vdekur dje në mbarë vendin (Bilanci tragjik)
Ditën e djeshme në vendin tonë kanë humbur jetën 11 persona si pasojë e aksidenteve, mbytjeve, aksidenteve në punë.
Ngjarjet ku pati viktima!
– Në Gramsh në liqenin e Banjës, 4 persona u mbytën, babai me dy djemtë dhe nipi.
-Pasditen e djeshme një 68-vjecar ka ndërruar jetë në Durrës. Mësohet se i moshuari ka shfaqur probleme shëndetësore sapo është futur në ujë.
– Dje rreth orës 11:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, shtetasi M. Z., rreth 45 vjeç, banues në Durrës (bojaxhi), duke lyer muret e një ndërtese, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia.
Si pasojë e dëmtimeve, ky shtetas ka humbur jetën në spital.
-Një 52-vjeçar nga Kamza ka humbur jetën në plazhin e Talës, në Lezhë. Policia thotë se pushuesi sapo ka hyrë në ujë ka shfaqur probleme shëndetësore.
– Dje rreth orës 09:40, në Shkallnur, Durrës, shtetasja D. G., 70 vjeçe, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesë, dhe për pasojë ka humbur jetën.
-Në fshatin “Shën Vasil”, Himarë, ka dalë nga rruga një automjet që drejtohej nga shtetasi R.B, 40 vjeç, banues në Sarandë. Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi R.B. Si dhe janë dëmtuar dhe transportuar në spital për ndihmë mjekësore dy shtetas që ishin pasagjerë në këtë automjet.
– Dje rreth orës 21:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., 20 vjeç, është përplasur me karrocën e tërhequr nga një kafshë dore (kalë).
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi F. Z., 58 vjeç, banues në Peqin.
-Më datë 21.07.2023, në fshatin Fortuzaj, ka rënë në humnerë një mjet tip “Range Rover” në të cilin ndodheshin shtetasi D. Ç., 33 vjeç, dhe një shtetas tjetër ende i paidentifikuar. Si pasojë shtetasi D. Ç., 33 vjeç, është dëmtuar dhe ndodhet në spital, ndërsa shtetasi tjetër ka humbur jetën.
()