Lautaro Martinez i shpreh besnikëri Interit, refuzon 60 milionë euro në sezon nga klubi i Arabisë Saudite
Ishin në “pjatë” 240 milionë euro neto për katër sezone, por Lautaro Martinez do të qëndrojë tek Inter dhe refuzon ofertën i bërë nga klubi i Arabisë Saudite, madje as nuk ka pranuar të diskutojë për këtë temë.
Ditën e djeshme mediat argjentinase raportuan se Al-Hilal dëshironte shërbimet e argjentinasit dhe ishin të gatshëm t’i jepnin 60 milionë euro në sezon, pak a shumë 6 herë më shumë se ajo që merr aktualisht tek Inter.
Por sot, sipas “Gazzetta dello Sport”, El Toro ka refuzuar ofertën duke qëndruar në klubin zikaltër. Madje për këtë sezon ai do të mbajë edhe shiritin e kapitenit. Lautaro vlen për Interit 150 milionë euro, dhe poshtë kësaj shifre nuk do të vihet fare në diskutim shitja e tij.
()