Thu, Nov 28, 2024

Pas Durrësit, Balla takim me strukturat e Policisë në Elbasan: Forcat e rendit duhet të qëndrojnë vetëm në krahun e qytetarëve

  • PublishedJuly 22, 2023

Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë takimit me strukturat drejtuese të Policisë Vendore të Elbasanit deklaroi se forcat e rendit duhet të qëndrojnë vetëm në krahun e qytetarëve.

“Jam këtu për t’ju udhëhequr, duke ju dëgjuar, duke ju mbështetur dhe do të zbres vetë të kërkoj përgjegjësinë në çdo zyrë e Komisariat. Kërkoj nga ju angazhim si asnjëherë më parë në Elbasan në luftën kundër krimit. Veshi i shurdhër dhe syri qorr, heshtja bashkëfajtore me të ‘fortët’ e lagjes dhe mosreagimi i forcave të rendit ndaj denoncimeve të qytetarëve, janë rreshtim i Policisë kundër tyre, është kundërvënie ndaj shtetit”, theksoi Balla.

1b0e4a33 C597 4c74 Aa94 Bb12bfe80f49
1b0e4a33 C597 4c74 Aa94 Bb12bfe80f49

Sipas tij, çdo drejtues apo punonjës në rolin bazë që tradhëton Policinë në misionin e saj, nuk do të ketë vend në radhët blu.

“Kush nuk do të tregojë gatishmërinë për të shkuar përtej vetes, duke e rritur kontributin për kauzën e përbashkët, do ta ketë të pamundur të qëndrojë në pozicionin që ka në Policinë e Shtetit”, deklaroi mnistri i Brendshëm Balla.

AlbaniaWeb.net