Sulmuesi i Kombëtares shqiptare lë Ukrainën për Emiratet e Bashkuara Arabe, klubi zyrtarizon huazimin
Taulant Seferi është zyrtarisht futbollisti i një klubi në Abu Dhabi. Lajmi është konfirmuar nga vetë ish-ekipi ukrainas i sulmuesit, Vorskla Poltava. Sulmuesi është huazuar për 1 vit tek klubi i Baniyas, në Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Sapo është bërë e ditur se Klubi i Futbollit Vorskla ka huazuar për 1 vit sulmuesin Taulant Seferi tek klubi i Banijas, në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Seferi u transferua te Vorskla në gusht të vitit 2022. Në sezonin 2022-2023, sulmuesi luajti 28 ndeshje, duke shënuar 13 gola dhe u renditur në top 3 golashënuesit më të mirë të Ligës së Ukrainës”, – shkruhet në postimin e klubit ukrainas.
()