Zyrtare, rinovim i rëndësishëm në shtëpinë e Dortmund, mesfushori qëndron deri në vitin 2026
Rinovim i rëndësishëm në shtëpinë e Borussia Dortmund. Emre Can do të qëndrojë në “Signal Iduna Park”, të paktën deri në vitin 2026. 29-vjeçari është pjesë e verdhezinjve prej 4 sezonesh, teksa më parë është aktivizuar në radhët e Liverpool dhe Juventus.
“Ndihem shumë rehat këtu te Dortmund. Në muajt e fundit kam treguar se çfarë pres nga vetja dhe çfarë presin fansat këtu nga unë. Duhet të jetë kriteri im për të luajtur siç bëmë në gjysmën e dytë të sezonit ose mbase edhe më mirë.
Unë dhe Dortmundi shkojmë mirë së bashku. Kjo është arsyeja pse unë dua të qëndroj këtu, të punoj shumë dhe të ndihmoj ekipin për të arritur objektivat tona” – Tha ai.
✍️ Der #BVB und Emre Can gehen gemeinsam in die sportliche Zukunft. Der Mittelfeldspieler hat seinen Vertrag vorzeitig um zwei weitere Jahre bis zum 30. Juni 2026 verlängert. ????
— Borussia Dortmund (@BVB) July 22, 2023
()