Zyrtare, Piolit i plotësohet dëshira, një sulmues zviceran për Milanin
Milan ka zyrtarizuar Noah Okafor. Sulmuesi zviceran dhe klubi kuqezi kanë arritur një marrëveshje, të vlefshme deri në vitin 2028. Futbollisti nesër do të shkojë në turne në Amerikë dhe do t’i bashkohet ekipit të trajnerit Pioli.
23-vjeçari vjen nga skuadra e Salzburg, ku me austriakët në edicionin e fundit realizoi 7 gola. Okafor ka luajtur edhe në Zvicër për gjigandët e Baselit. Milan ka siguruar deri më tani futbollistë si Loftus-Cheek, Pulisic dhe Reijnders.
()