Zyrtare, marrëveshje Juventus-Fiorentina, mesfushori largohet nga Torino
Arthur Melo është bashkuar me Fiorentinën. Mesfushori brazilian është larguar nga Juventus-i për t’u bërë pjesë e skuadrës vjollcë, por bëhet fjalë për një huazim me të drejtë blerje.
Fiore ka konfirmuar shifrat e operacionit pas marrëveshjes. Fiorentina do të paguajë 2 milionë euro për huazimin vjetor të lojtarit plus 2 milionë euro shtesë. Klubi nga “Artemio Franchi” ka një opsion për ta bërë të përhershëm transferimin e Arthur Melo në vitin 2024 për 20 milionë euro.
Arthur kaloi sezonin e fundit në huazim te Liverpool, por luftoi me disa lëndime në Anfield dhe bëri vetëm një paraqitje në ekipin e parë. Kjo nuk është lëvizja e parë që Fiorentina bën në këtë merkato, pasi përveç rinovimit të Biraghit, ka afruar edhe talentin Parisi.
Welcome, Arthur ⚜️ #ForzaViola #Fiorentina #ACFFiorentina pic.twitter.com/qw7dPstbu5
— ACF Fiorentina English (@ACFFiorentinaEN) July 22, 2023
()