“Admiroja Kaka dhe Ronaldinho”, sulmuesi pas kalimit te Milani: Mezi po pres, gjithmonë kam ëndërruar te jem këtu
Milan zyrtarizoi sot sulmuesin zviceran, Okafor. Lojtari ka thënë fjalët e tij të para si futbollist i kuqezinjve, duke u shprehur se është mjaft i lumtur që do luajë për skuadrën e Piolit.
“Kur isha i vogël admiroja Kaka-n dhe Ronaldinjon. Vitin e kaluar pata kënaqësinë e madhe të luaja kundër Milanit në San Siro, duke veshur fanellën e Salzburgut. Për ne rezultati në atë kohë ishte një katastrofë, por ajo çfarë tejçonte stadiumi ishte e pabesueshme.
Që kur Milani u interesua për mua, i kërkova Rafael Leaos disa informacione dhe ai më tha se sa i madh dhe legjendar është ky klub. Mezi pres të takoj bashkëlojtarët e mi të rinj, të gjithë anëtarët e stafit, menaxherët dhe të gjithë anëtarët e klubit. Gjithmonë kam dashur të vij në Milan. Tani jam këtu dhe mund t’i ndihmoj të gjithë tifozët. Milani shkruan histori të veçanta dhe fiton. Faleminderit që më lejuat të jem këtu” – Tha ish-sulmuesi i Salzburg.
()