Sun, Apr 20, 2025

Pritej me padurim nga tifozët, anulohet miqësorja Barça-Juve, arsyeja

  • PublishedJuly 23, 2023

Po pritej me padurim nga fansat, por miqësorja mes Barcelonës dhe Juventusit, e planifikuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk do të mbahet. Lajmi është dhënë nga klubi katalanas, i cili shpjegon në rrjetet sociale se arsyeja ka të bëjë me faktin se një pjesë e madhe e skuadrës blaugrana ka gastroenteritis, sëmundje që vjen pas problemeve me stomakun.

“FC Barcelona njofton se ndeshja kundër Juventus FC, e planifikuar për sot, më 22 korrik në ora 19:30 në Levi’s Stadium, në kuadër të Soccer Champions Tour, është anuluar. Një pjesë e konsiderueshme e skuadrës blaugrana ka gastroenteritis” – Shkruan Barcelona.

()

AlbaniaWeb.net