Mbyllet procesi i votimit për kreun e Bashkisë së Rrogozhinës, pjesëmarrja më e lartë se në 14 maj
Është mbyllur procesi i votimit për kreun e Bashkisë në Rrogozhinë. Gazetari Osman Stafa tha për ‘’ se në këto zgjedhje ka pasur rreth 1100 votues më shumë se në zgjedhjet e 14 majit.
“Mund të themi se kemi surprizë nga Rrogozhina pasi janë rreth 1100 votues më shumë se në zgjedhjet e 14 majit. Pritet për t’u parë edhe se si do të shkojë numërimi”, tha gazetari Osman Stafa.
Gjithashtu gazetari Osman Stafa theksoi se janë raportuar tre katër raste që kanë tentuar të fotografojnë votën dhe se këta persona rrezikojnë të penalizohen.
()