Problemet në mesfushë, Chelsea “peshkon” te Ajax, objektivi kushton 40 milionë euro
Një emër i ri shfaqet për mesfushën e Chelseat. Siç raporton gazeta angleze The Athletic, Blutë e Londrës kanë kontaktuar Ajax-in për mesfushorin me tipare sulmuese, Mohammed Kudus. Negocimi është ende në fillimet e veta dhe ende nuk është paraqitur një ofertë reale për klubin holandez nga gjigandët e Premier League. Megjithatë, interesi për lojtarin duket i madh dhe tymi i bardhë mund të vijë së shpejt.
Sa i takon karakteristikave, 22-vjeçari ganez Mohammed Kudus mund të luajë edhe si sulmues i dytë. Kudus ka kontratë me Ajax deri në vitin 2025 dhe mbart relativisht një vlerë tashmë shumë të lartë në treg, rreth 40 milionë euro. Në Eredivisie ai numëron 63 paraqitje për 2997 minuta, me 16 gola dhe 8 asistime.
()