Sherr me thika mes shqiptarëve në Itali, një viktimë dhe dy të plagosur
Një shqiptar ka mbetur i vrarë pas një sherri të ndodhur mes disa personave në Itali. Mediat italiane shkruajnë se dy shqiptarë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja bëhet me dije se ka ndodhur në Padova, pasditen e sotme. Të tre shqiptarët janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas sherri ka degraduar në përdorimin e thikës.
Dy të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa autoritetet po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
()