Dejvi Bregu qëndron në Turqi, lojtari shqiptar firmos me skuadrën e re
Dejvi Bregu i ka dhënë fund dilemave për të ardhmen dhe sot ka nënshkruar me klubin e ti të ri. Pas dy viteve me skuadrën e Boluspor, fantazisti vlonjat ka vendosur të transferohet në një skuadër tjetër në Turqi, duke hedhur firmën në kontratën që e lidh me Umraniesporin.
Bregu ka firmosur për një edicion me klubin i cili sapo ka rënë nga Superliga turke, por po planifikon ngjitjen e shpejtë përsëri në elitë. Mesfushori 27-vjeçar ka gjetur akordin për t’u bashkuar me bardhekuqtë, në radhët e të cilëve në sezonin e kaluar u aktivizua mbrojtësi i Kombëtares, Ermir Lenjani.
Bregu pritet të ketë një rol qendror në lojën e ekipit të tij, pasi ka treguar se mund të jetë një kontribuues i rëndësishëm në fazën ofensive. Në sezonin e kaluar, në 34 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës, ai shënoi 7 gola e dha 5 asiste për Boluspor. PanoramaSport