Wed, Nov 27, 2024

Ligji për Akademinë e Shkencave/ Petro Koçi dorëhiqet si nënkryetar në Komisionin e Edukimit: I fyer dhe i zhgënjyer edhe nga kolegët e PS

  • PublishedJuly 23, 2023

Deputeti socialist Petro Koçi, ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Edukimit.

Lajmi  e ka bërë vetë të ditur në një postim në Facebook. Ai gjithashtu është shprehur i zhgënjyer edhe nga qëndrimi i disa deputetëve të mazhorancës gjatë kalimit të ligjit për Akademinë e Shkencave në Komision.

REAGIMI I PLOTË:

Zoti Koçi, ne ambientin parlamentar perflitet se ju kini dhene doreheqjen para disa kohesh nga pozicioni i nekryetarit te Komisionit te Edukimit dhe Mjeteve te Informimit Publik. I mbeteni akoma te njejtit qendrim pasi projektligji juaj tashme kaloi ne seancen parlamentare?

Sigurisht qe po. Ne daten 11 Korrik ne mbledhjen e Komisionit u shqyrtua projektligji i iniciuar prej meje dhe zotit Beqiraj. Nje projekt qe gezonte mbeshtetjen e shumices se komunitetit akademik. Ne perfundim te mbledhjes une deklarova doreheqjen per dy arsye. E para sepse projektligji nuk u hodh ne votim me manovren e largimit te deputeteve te opozites dhe reduktimt te prezences deri ne mungese kuorumi. E dyta sepse disa kolege te maxhorances mbajten qendrime me ekuivok duke e mundesuar taktiken e opozites per te rrezuar kuorumin. E konsiderova fyerje si sjelljen e opozites ashtu edhe ate te kolegeve te mi. Une nuk pres vota pro nga opozita, sepse as nuk dua te ndihen te kompromentuar. Por moslejimin e votimit nuk e pranoj. Kjo eshte kunder rregullores dhe normalitetit. Marrja e pushkeve politike kunder Gjinushit nuk mund te cenoje proceduren parlamentare. Prandaj deklarova doreheqjen. Mendoj se ndodhi te tilla nuk mund te kalojne pa pasoja. Dhe terheqja ime nuk ka lidhje me fatin e nje projektligji por me fatin e procedures dhe rregullit parlamentar.
Ne pozicionin e anetarit te thjeshte neper komisione do kem serish te njejtin angazhim parimor.
Edhe nese per kete doreheqje nuk e vret njeri derrin ne ate komision, per mua ka rendesi qetesia e ndergjegjies time politike.
Faleminderit!

()

AlbaniaWeb.net