Veliaj: Ka 4 orë që kutitë presin të numërohen, Saliu dhe salinjtë lokale të sillen si të rritur e të përballen me verdiktin e popullit
Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës Erion Veliaj i ka bërë thirrje opozitës që të çojë numëruesit e votave në Rrogozhinë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj nënvizon se ka qëndruar larg terrenit e qendrave të votimit sot në Rrogozhinë për të evituar çdo keqkuptim e respektuar heshtjen zgjedhore.
“Dhe pse drejtues politik i PS për qarkun Tiranë, kam qëndruar larg terrenit e qendrave të votimit sot në Rrogozhinë për të evituar çdo keqkuptim e respektuar heshtjen zgjedhore!
Por tani që ka 4 orë që kutitë presin të numërohen, Saliu dhe salinjtë lokale duhet të sillen si të rritur, e të përballen me verdiktin e popullit të cilin e ftuan gjithë ditën të shprehet kundër të majtës, kundër zhvillimit e kundër perëndimit!
Shoku Sali – më mirë një fund i tmerrshëm, se një tmerr pafund! Sill numëruesit e vazhdo mbaj peng të tutë, por jo një qytet të tërë si një humbës idhnak toksik”, deklaron Veliaj.