Nga marrëdhënia me Adisin e deri tek lindja e djalit, Fifi rrëfehet si asnjëherë më parë
Për herë të parë pas lindjes së djalit, këngëtarja Fifi erdhi në një rrëfim ekskluziv për Ermal Peçin në programin e tij ‘Më prit në fundjavë’ në RTSH. Artistja ndau ndjesitë e saj si nënë dhe gjithçka ajo po jeton tani me lindjen e djalit. Fifi është e bindur teksa mes emocioneve u shpreh në studio:
‘Kam jetuar kot deri më 25 Prill. Unë tani jam mami Fifi’.
Ermali e pyet se si u përball ajo dhe partneri i saj me lajmin e pritjes së ëmbël:
‘Ishte një shtatzani rastësore, kisha bërë dy teste shtatzanie dhe i shkoj në dhomë dhe I them Adis shiko çfarë kam…
Më thoshte ta mbajmë apo jo, mos të prish karrierën… i thashë : Lale Unë nuk e ndërpres, do ta mbajmë dhe jemi shumë të lumtur për këtë vendim. Kur kam lindur e kam kuptuar çfarë do të thotë të jesh nënë. I bëj thirrje të gjitha nënave të bëjnë lindje natyrale, është emocioni më I bukur. Unë doja ta shihja ta ndjeja në sekondën e parë dhe s’doja ta humbja’.
Fifi dhe partneri i saj u larguan drejt SHBA në muajtë e pritjes së ëmbël madje u aludua edhe për një martese apo celebrim. Por si është e vërteta? Ermali e pyet Fifin nëse janë martuar apo se si ajo e projektoi këtë ditë:
‘Unë mbeta në Amerikë se kisha koncert. S’më lanë të kthehesha për shkak të shendetit. Nuk jemi celebruar akoma, dasmën e dua tradicionale me tupana dhe të më marrin me kerr ose kal’.