Tue, Nov 26, 2024

Pasaportat dhe ID-të e reja, Ministria e Brendshme: Pas kësaj date nuk mund t’i përdorni dot më kuponët e “Aleat”

  • PublishedJuly 24, 2023

Në 31 Korrik 2023 përfundon kontrata koncesionare e prodhimit të dokumenteve biometrike.
Prej 1 Gushtit 2023, e në vijim, shërbimi do të ofrohet pa ndërprerje për qytetarët nga shoqëria shtetërore “IdentiTek”.

Ministria e Brendshme & “ALEAT” informojnë qytetarët se afati i fundit i aplikimit për ID karta ose pasaporta biometrike, përmes kuponëve të “Aleat” është data 26 Korrik 2023.

Nga data 1 gusht, aplikimet do të vijojnë me kuponët e rinj të kompanisë shtetërore “IdentiTek”, të cilat i gjeni në të gjitha zyrat e Postës Shqiptare.

Whatsapp Image 2023 07 23 At 11.05.02
Whatsapp Image 2023 07 23 At 11.05.02

Ministria e Brendshme dhe “IdentiTek” janë të angazhuara të garantojnë standardin e dokumenteve të prodhuara dhe vijimin e procesit të pajisjes së qytetarëve me ID karta e pasaporta biometrike pa ndërprerje, në të njëjtat zyra si brenda apo jashtë vendit.

AlbaniaWeb.net