EMRI/ Eksploziv banesës së 52-vjeçarit në Shkodër, pamjet nga vendi i ngjarjes
SHKODËR
I vendoset eksploziv banesës së një 52-vjeçari në Shkodër. Ngjarja sipas informacioneve të para ka ndodhur rreth orës 03:45, në portën e jashtme të banesës së shtetasit Sokol Shpendi, 52 vjeç, në lagjen “Tomë Kola”.
Policia njofton se është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë është dëmtuar vetëm një cep i portës së jashtme të banesës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.