Real Madrid përmbys Milanin në miqësoren e luksit, kuqezinjtë me gabime individuale në 3 golat e pësuar
Real Madrid fitoi 3-2 ndaj Milan në miqësoren që dy skuadrat zhvilluan në Amerikë. Një ndeshje spektakolare, me kuqezinjtë që udhëhiqnin 2-0 në fund të pjesës së parë, falë golave të Tomori dhe blerjes së re Romero.
Gjithsesi, në 45 minutat e dyta ndryshon totalisht pamja, pasi janë spanjollët ata që luajnë më mirë e rikuperojnë gjithçka. Madje përmbysin shifrat, duke fituar 3-2. Golat për skuadrën madrilène u realizuan nga Valverde, dy të tillë, dhe Vinicius, që shënoi golin vendimtar.
Pavarësisht humbjes, Milan luajti si i barabartë me 14 herë kampionët e Europës dhe pësoi tre gola për shkak të tre gabimeve individuale. Pulisic e Loftus-Cheek treguan se janë lojtarë me nivel. Trajneri Pioli e nisi ndeshjen me skemën 4-3-3 dhe e mbylli me 4-2-3-1.
Në kahun tjetër, Ancelotti e përmbysi krejt skuadrën në pushimin e ndeshjes, duke futuar të gjithë titullarët, që bënë diferencën. Dy dola në dy minuta rikthyen ekuilibrat e më pas loja u bë edhe më e bukur.
Edhe Pioli aktivizoi mjaft nga titullarët në vijim, ndërkohë që Vinicius realizoi golin e fitores. Stadiumi në Pasadena ishte i mbushur plot, me tifozët amerikanë që panë në aksion dy ekipet që kanë fituar më shumë se kushdo ekip Champions League.
()