Manchester City nuk privohet nga shërbimet e Bernardo Silvas, i ofron kontratën e majme
Manchester City nuk dëshiron të humbasë Bernardo Silvën, një nga të duhurit për manovrën sulmuese dhe protagonistin e madh të sezonit të kaluar, dhe për këtë dëshmojnë kërkesat e larta të deritanishme ndaj skuadrave të interesuara, si për shembull kërkesa 100 milionë euro për PSG, nëse këta të fundit duan shërbimet e portugezit.
Sipas Sport, në fakt synimi i klubit është të arrijë rinovimin e kontratës me yllin e njohur. Dëshira është me të vërtetë e madhe dhe për këtë drejtuesit e kampionëve të Europës do të ishin gati të vendosnin në pjatë një shifër monstruoze në kontratë, duke shkuar deri aty sa t’i garantonin Bernardo Silvës 18 milionë euro në vit. Normalisht, më pak se sa do t’i garantonte Al Hilal (30 milionë euro në vit), por më shumë se shokët e tij të skuadrës.
()