Wed, Nov 27, 2024

KPK largon nga detyra gjyqtarin e Durrësit, Vladimir Skënderi

  • PublishedJuly 24, 2023

, KPK shpalli të hënën më 24 korrik vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Durrësit, . Vendimi nga trupa e KPK e kryesuar nga , me relator Roland Ilian dhe anëtare Pamela Qirkon.

Kur relatorja Bekteshi nisi të shpallte vendimin, gjyqtari Skënderi u shpreh se po paraqiste një kërkesë për riçelje të hetimit, por kryesuesja e trupës së KPK i solli në vëmendje se ishte momenti i dhënies së verdiktit për vetingun e zhvilluar ndaj tij dhe vijoi me paraqitjen e konkluzionit përfundimtar për këtë subjekt rivlerësimi, atë të shkarkimit nga detyra.

Gjatë seancës dëgjimore më 20 korrik, Skënderi u përball me një bilanc negativ në vlerën totale 23 milionë lekë për krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve. Ai kërkoi që në analizën financiare të përfshiheshin të ardhurat nga bujqësia e blegtoria; si dhe të ardhurat nga një lavazh dhe qiradhënia e një objekti, duke pretenduar se ato kishin qenë faktike, megjithëse nuk kishte paguar detyrimet tatimore për shkak se gjendeshin në një zonë informale, në Kamëz.

Vladimir Skënderi e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë si gjyqtar në Gjykatën e Vlorës ku punoi deri në vitin 2010. Ai e ushtroi funksionin në Gjykatën e Durrësit prej më shumë se një dekade, deri në momentin e shkarkimit.