Tue, Nov 26, 2024

Trajneri i Partizanit: Jemi të fokusuar te ndeshja e nesërme, të gjithë janë të gatshëm

  • PublishedJuly 24, 2023

Partizani do të përballet me Atlètic Club d’Escaldes të martën në orën 17.00, në kuadër të turit të dytë të Conference League. Përpara takimit që do mbahet në Andorra, ka folur për mediat trajneri i të kuqve, Zoran Zekic.

Ndeshja e parë në Andorrë, a ju favorizon?

Jo nuk besoj. Ajo që është e rëndësishme është që këtu duhet të jemi të përqendruar maksimalisht dhe të luajmë lojën tonë. Të tregojmë autoritet në ndeshjen e nesërme.

Si është gjendja e skuadrës?

Sot do të zhvillojmë edhe seancën e fundit. deri tani të gjithë lojtarët janë të gatshëm. Kemi luajtur dy ndeshje dhe shpresoj që të mos kemi asgjë serioze për ndeshjen e nesërme.

Mendoni që kualifikimi do të vendoset në Tiranë?

Për këtë duhet të flas pas ndeshjes së parë. Janë dy ndeshje për tu luajtur. Do të fokusohemi te sfida e nesërme. Kemi analizuar kundërshtarin gjatë këtyre ditëve. Nesër duhet të mendojmë për paraqitjen tonë dhe të jemi gati për çdo gjë që mund të ndodhë gjatë ndeshjes.

()

 

AlbaniaWeb.net