Mesfushori i Bayern Munchen jep lajmin për tifozët: Nuk largohem, e dua këtë klub!
Nuk ka qenë asnjëherë çështje dhe duket se as nuk do të jetë. Leon Goretzka do të qëndrojë te Bayern Munchen, pavarësisht lajmeve lart dhe poshtë.
Mesfushori i njohur ka dhënë një intervistë për Kicker, duke sqaruar një herë e mirë gjithçka për të ardhmen e tij. “A do të largohem nga Bayerni? Jo! Unë e dua këtë klub, e dashuroj qytetin dhe i dua tifozët”, – tha ai. 28-vjeçari i lindur në Bochum ka kontratë me kampionët e Gjermanisë deri në vitin 2026.
Goretzka luajti sezonin e fundit 27 ndeshje në kampionatin gjerman, ku shënoi 3 gola dhe dhuroi 2 asiste. Për të, ishte sezoni i pestë radhazi me fanellën e Bayern Munchen. Më parë, lojtari ka kontribuar për Schalken.
()