Tue, Nov 26, 2024

Përplasjet në PD, Genc Burimi: Ndërkombëtarët po fabrikojnë një kryeministër të ri për Shqipërinë, duan…

  • PublishedJuly 24, 2023

Analisti Genc Gurimi ishte sot në një intervistë përmes ‘Skype’ në rubrikën “Opinion” në News24.

Duke folur për zhvillimet politike të ditës së sotme, me vendimin e Kryesisë së PD për t’i hequr vulën e Partisë Gazment Bardhit, ai tha se ndërkombëtarët po fabrikojnë një kryeministër të ri për vendin. Thënë këtë, Burimi iu referuar emrit të Lulzim Bashës.

“Një parti politike është si një ndërmarrjeje private, në rastin e PD po shohim që po ndodh fenomeni si ai kukullave ruse. Është mjaft e komplikuar. Zgjedhjet janë thuajse të telefonuara dhe një fitore 100% të sigurt për Bashën. Kjo PD e Bashës procedoi në ndryshime statutore. Që konfirmonin që nuk mund të marrin pjesë në zgjedhje ata që janë dhe të Foltorja dhe te PD. Këto ndryshime që i bëri grupi i Bashës, preknin dhe çështjet e vulës. Tani Bardhi ndihet i prekur sepse dhe ndryshimi i statutit është jashtë statutit”, tha ai. 

“Ndryshimi i statutit i lejon Bashës të hyjë në garë pa kundërshtarë dhe me këtë ndryshim nuk është dakord Baradhi. Plani është që PD ribie në duart e Bashës, i cili do ftohet nga Rama për të kryer negociatat e reformës zgjedhore që do ta bëjnë bashkë dhe i hapet rruga 2025. Amerikanët me Bashën kanë më në fund në dorë një joker që mund t’i imponojnë më pas PS një  koalicion pa Ramën kryeministër. Kështu do veproja unë po të isha pala amerikane. Vënë kryeministër Bashën i cili u ka treguar bindje. Amerikanët mendojnë se Basha është një person që nuk do ketë përfolje politike. Amerikanët po fabrikojnë një kryeministër të ardhshëm për Shqipërinë”, deklaroi Burimi.

 

AlbaniaWeb.net