Sulmuesi i Milanit refuzon milionat nga Arabia Saudite, interesim edhe nga Turqia
E ardhmja e Ante Rebiç-it mbetet ende për t’u përcaktuar, duke pasur parasysh se Stefano Pioli e la atë jashtë listës së skuadrës për turneun në Shtetet e Bashkuara, sepse ai është jashtë projektit. Mirëpo, sipas asaj që raporton Sky Sport, kroati ka refuzuar një ofertë për kontratë 10 milionë euro nga Arabia Saudite, me lojtarin i cili përkundër kësaj është ende në listën e daljes.
Ditët e fundit, Besiktas ishte interesuar për Rebic, me klubin e Superligës turke që i kishte paraqitur Milanit një ofertë për huazimin e lojtarit, gjë të cilën kuqezinjtë nuk e duan, pasi synojnë shitjen e kartonit të futbollistit. Për momentin, pra, kroati mbetet pronë e Milanit, në pritje të zhvillimeve të mëtejshme në treg, të cilat gjithashtu mund të mbërrijnë brenda pak javësh, duke qenë se në gjysmën e dytë të gushtit, si gjithmonë, bëhen lëvizje më shumë.
()