Tue, Nov 26, 2024

FOTO/ 700 mln euro për Mbappe, “gjeli” shpërfill sheikët, në lojë futet edhe Serie A

  • PublishedJuly 25, 2023

700 milionë euro, kjo është oferta e “çmenduar” e Al Hilal për t’i rrëmbyer Evropës një nga lojtarët më të mirë në qarkullim, Kylian Mbappe. Pavarësisht ofertës së padëgjuar më parë, 400 milionë euro për dy vite, ylli francez i ka thënë “Jo” propozimit të ardhur nga Arabia Saudite. Në Spanjë janë të sigurt për këtë, Mbappe as që ka ndërmend të largohet nga futbolli i rëndësishëm, madje është i gatshëm të qëndrojë një vit në stol te PSG, por a është i gatshëm Luis Enrique të marrë një vendim të tillë, të mos aktivizojë Mbappe, pavarësisht presionit që vjen nga drejtuesit e klubit, kjo është pyetja që shtojnë në Spanjë.

Mbappe
Mbappe

PSG dhe presidenti Al Khelaifi po bëjnë gjithçka që Mbappe të pranojë ofertën e Al Hilal, sheikët i ofrojnë klubit francez 300 milionë euro për të lënë të lirë “gjelin” më të famshëm, 100 milionë euro më shumë se sa PSG kërkonte në fillim për ta lënë të lirë të largohej drejt Madridit. Mbappe ka një kontratë deri në 2024, ky detaj është në favor të lojtarit, por drejtuesit e klubit francez vijojnë të ushtrojnë presion, rinovo ose largohu, ky është një refren që vijon të përsëritet.

Zërat në lidhje më të ardhmen e Mbappe, mbi të gjitha oferta e fundit nga Arabia Saudite kanë “pushtuar” faqet e para të mediat evropiane, por nga Anglia vjen një e dhënë që po bën shumë zhurmë, në garë për Mbappen është futur edhe Inter. Presidenti Zhang mund të provojë këtë periudhë me një ofertë, ose më saktë me një sondazh, për të kuptuar nëse ekziston ndonjë shans për tu paraqitur me një ofertë konkrete. Më herët, Mbappe ka bërë më dije se në Serie A është një fans i Milanit, por Italia duket një opsion thuajse i pamundur, pasi kosto e një transferimi të tillë shkon përtej mundësive të çdo klubi.

()

AlbaniaWeb.net